Vlorë, reshje intensive shiu, krijohen probleme në disa nga segmentet rrugore në qytet

Aktualitet

vloreReshjet intensive të shiut që nisën prej orës 03.00 të mëngjesit të të premtes e po vazhdojnë ende, kanë krijuar probleme në disa nga segmentet rrugore në qytetin e Vlorës.

Situata më shqetësuese është në rrugën Skelë-Uji i Ftohtë në afërsi të ish- Postës së Vjetër, ku uji është në një lartësi të konsiderueshme në një gjatësi prej disa dhjetra metrash. Po ashtu, probleme ka edhe në disa zona periferike të qytetit të Vlorës.

Pavarësisht motit të keq, furnizimi i qytetit me energji elektrike po kryhet pothuajse  normalisht. Po ashtu, hidrovori punon me kapacitet të plotë, çka vlerësohet si një faktor pozitiv për lokalizimin e vatrave me prezencë uji.

ME TE LEXUARAT