Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Stresi” nga arratia: Ja mesazhi im për Edi Ramën

stresi-caniiiArkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi ka rrëfyer se si është arratisur nga qelitë e komisariatit të Policisë Rrugore, duke kërcyet nga kati i dytë i ndërtesës.
“Unë sapo u hodha në rrugë kam ikur me makinë, kjo është punë e ime. Robin Hudi nuk ka kufi, shkon si shigjetë”, ka thënë Stresi gjatë emisionit Zonë e Lirë tek Arjan Çani.
Sipas tij, këto janë padrejtësi që po i bëhen familjes së tij.
“Po bëhen padrejtësi ndaj familje time. Padrejtësi që po i bëhet familje time. Pas deklaratës që bëra në Tetor 2014 në Zonë e Lirë nëna ime është larguar nga puna që ishte në Albcontrol”.
Stresi e ka edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Saimir Tahiri.
“Gjithmonë njerëzit që flasin në emër të kryeministrit janë ca lapera ca servila se kryeministri nuk ka lidhje, nuk merret me këngëtarët”
Kush mendon se ta ka bërë këtë?
Nuk e di, kemi ca miq e kemi dhe ca armiq. Mund të jenë disa ish-shefa dhe ca poshtë këtyre se duan të hakmerren, janë ca njerëz që janë shumë hakmarrës.
Duke folur për çështjen e tij, Stresi thotë se është i pafajshëm.
“Unë jam një djalë që jam kundër padrejtësive dhe i njëjti do jem gjithmonë. Sa jam unë i pafajshëm ja kam lënë organeve të shtetit.
Policët janë liruar dhe me vjen shumë keq se nuk doja që atyre tu ndodhte gjë”.
Ai ka treguar edhe se si e ka marrë vendimin për tu arratisur.
“Nuk isha unë për ato biruca. Kur më thanë hiç lidhëset e atleteve dhe rripin dhe atëherë u thashë të pi një cigare dhe ika.
U hodha nga kati i dytë dhe nuk u dëmtova edhe pse ishte beton sepse m,omenti ose të nderon ose jo dhe unë i falenderohem Zotit për këtë”.
“Unë s’kam bërë asnjë vepër penale”, – thotë Arkimed Lushaj.
I pyetur nga Çani se ka turpëruar Tahirin dhe Ramën se u vjen shumë zor për ikjen dhe se ata shtuan inatin ndaj teje?, Stresi thotë që kjo është një çështje që ka lënë pas dore çështje të tjera më të rëndësishme.
“Çështja ime është përfolur shumë sa të tjera janë lënë pas dore.
Unë nuk kam qenë në timon, por në vendin e pasagjerit. Për këtë kam dëshmitarë 3 shoqe dhe shokun që drejtonte makinën”, thotë Stresi.
“Kam kaluar shumë kufinj dhe jam në Europë. Azili sapo më është pranuar. Tani do ti nënshtrohem një jete shumë ndryshe”, ka thënë ai në një lidhje me Skype me Zonë e Lirë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
2 Comments
  1. Elton says

    Ik o mbushu ti… Te paskan pranu alilin ty per 2 dite.. Te tjeret 3 muaj e okoma se kan marr pergjigjen. Ti qeke barbon

  2. Elton says

    Rri si lepuri ne ferre tani!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet