Rama: OSHEE çliron nga detyrimet e padrejta 51.500 konsumatorë të energjisë

Aktualitet

rama-tv-francezOSHEE ka vendosur të clirojë nga detyrimet e padrejta plot 51.500 konsumatorë të energjisë elektrike.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare, Rama ka bërë njoftimin e mëposhtëm:

NE VEMENDJE TE 53.900 KONSUMATOREVE TE ENERGJISE QE QYSH PREJ VITIT 2010 LUFTONIN PER NJE TE DREJTE TE SHKELUR ARBITRARISHT:

OSHEE-ja, pasi ka analizuar me përgjegjshmëri të plotë ankesat e disa mijëra konsumatorëve, bazuar ne Vendimin e ERE, Nr.90 Dt 25.10.2010, për energji të pamatur dhe dëm ekonomik ndaj konsumatorit përmes faturash afrofe e gjobash arbitrare, do të marre sot zyrtarisht vendimin në mbështetje të të gjithë atyre konsumatorëve të prekur nga kjo padrejtësi e madhe:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo do të thotë se, bazuar në këtë vendim, 51.500 konsumatorë, fitojnë më në fund të drejtën e tyre dhe çlirohen nga këto detyrime të padrejta. Po ashtu, këtyre do t’ju shtohen edhe 2400 konsumatorë, të cilët në bazë të disa vendimeve nominative të ERE qysh prej vitit 2011, kanë të njëjtën të drejtë.

Pra, nga futja në rrugën e ligjshmërisë në raport me energjinë elektrike, OSSHE jo vetëm mbledh detyrimet e konsumatorëve ndaj kompanisë, po për herë të parë në historinë e turpshme të tranzicionit në këtë sektor kritik, njeh detyrimin e vet ndaj 53.900 konsumatorëve në masën e 41.8 miliardë lekëve ose 41.8 milionë dollarëve.

E pra, ky është botëkuptimi i ri qeverisës në Shqipëri. Kjo është përgjegjësia e re dhe e panjohur më parë e Qeverisë së Shqipërisë. Kështu ndërtohet shteti modern i shqiptarëve, të cilët duhet të kontribuojnë të gjithë për shtetin e tyre me atë që u takon, po duhet të marrin nga shteti i tyre çdo gjë që u takon.

ME TE LEXUARAT