Një 38 vjeçare është mbytur pasi është marrë para nga prurjet e lumit Vërdovë i cili ka dalë nga shtrati.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë.
Nga të dhënat e para mësohet se gruaja, e identifikuar si Monika Abrashi të ketë dalë në oborr kur është marrë para nga prurjet e lumit Vërdovë.
Pak orë më pas trupi i pajetë i gruas u gjet 20 metra larg liqenit të Pogradecit.
Banesa e familjes Abrashi ishte ngjitur me lumin.
Prujet e vrullshme të lumit kanë shembur avllinë dhe kanë marrë para dhe gruan e re.