Përmbytjet, shkarkohen vlerësuesit e dëmeve, u kapën të dehur

Aktualitet

permbytjeeeMinistri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vendosur largimin nga detyra dhe dërgimin për ndjekje penale të dy vlerësuesve të dëmeve nga përmbytjet të cilët u kapën të dehur gjatë punës në terren.

Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, Panariti i ka dërguar për ndjekje penale 2 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë Vlorë, pasi kanë qenë në gjendje të dehur.

Punonjësit e shkarkuar ishin komisionerë të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet nga lumi Vjosa në zonën e Vlorës.

Sipas policisë, dy punonjësit e vlerësimit të dëmeve, Hasan Hoxha dhe Gëzim Sina ishin të dehur gjatë punës për vlerësimin e dëmeve.

ME TE LEXUARAT