Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

PD, Ristani: Ndihma në zonat e përmbytura të Vlorës, thirrje për solidaritet

RISTANISekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ishte sot pranë banorëve të fshatrave më të prekur nga përmbytjet në Vlorë, në Fitore e Bishan, ku u shpërndanë ndihma, si batonije, cizme, e ushqim për gjënë e gjallë.

Ndihmat janë kontribut i degëve të Partisë Demokratike për banorët e dëmtuar rëndë nga përmbytjet. Ristani u bëri thirrje qytetarëve të solidarizohen, të ndihmojnë me sa të mundin, teksa degët e Partisë Demokratike në gjithë vendin kanë nisur një fushatë të mbledhjes së ndihmave për të prekurit, për të lehtësuar fatkeqësinë që i ka mbërthyer prej 6 ditësh.

“Shumë prej banorëve ankohen për selektivitet në dhënien ndihmash. I ribëjmë thirrje kryeministrit të shpallë gjendjen e emergjencës civile pasi do të bënte të mundur ndjekjen e një protokolli ligjor për të vënë në punë të gjitha resurset shtetërore në ndihmë të banorëve dhe mobilizim të gjithashëm”, tha Ristani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet