Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Një miliarder rus paguan rrogën e trajnerit të përfaqësueses, Fabio Capello!

capelloMiliarderi Alisher Ousmanov i ka ofruar Federates Ruse te Futbollit  (RFU) 400 milion rubla (5,1 milion euro) per t’i shlyer pagen seleksionerit italian te Rusise, Fabio Capello, shkruanin te premten mediat lokale.
“Mendoj se situata aktuale, qe ka ardhur si rezultat i politikes se drejtuesve te RFU, eshte totalisht e pabesueshme. Si eshte e mundur qe te punosh per Rusine e te mos paguhesh”, deklaroi Ousmanov per agjencine R-Sport, ne nje kohe kur per 7 muajt e fundit Capello nuk eshte paguar.
“Eshte e patolerueshme qe situata ka ardhur ne nje pike te tille absurde, si rezultat i veprimeve jokompetente te drejtuesve aktuale te RFU”, theksoi Ousmanov, i cili eshte anetar i keshillit administrativ te komitetit organizativ te Boterorit -2018.
Perballe kesaj situate absurde, presidenti i RFU, Nikolai Tolstykh, rrezikon postin e tij.
68-vjeçari Capello nenshkroi vitin e kaluar me RFU nje kontrate te re, qe shkonte ne 7 milion euro ne vit, duke e bere ate trajnerin me te paguar ne bote. Ai do te jete ne krye te seleksionit rus deri ne fund te Boterorit-2018, qe do te organizohet ne Rusi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet