Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta: Guvernatori i ri do ta çojë në stad tjetër Bankën e Shqipërisë, konsensuesi për Sejkon unikal

metaaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë sot në prezantimin e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, Gentian Sejko, duke shprehur bindjen se eksperienca e stafit të Bankës dhe njëkohësisht vizioni dhe angazhimi i Guvernatorit të ri, do të çojnë në një fazë tjetër Bankën e Shqipërisë.

“Është kënaqësi për mua të jem në selinë qendrore te Bankës së Shqipërisë për të prezantuar Guvernatorin e ri të zgjedhur dje në Kuvendin e Shqipërisë me konsensus, si rrallë ndonjëherë në Kuvendin tonë, Gentian Sejko. Njëkohësisht uroj Sejkon në detyrën e tij si Guvernator i Bankës së Shqipërisë në një moment mjaft të rëndësishëm për ekonominë tonë dhe për vendin tonë, natyrisht edhe për Bankën e Shqipërisë. Eshte një institucion, i cili ka kontribute të veçanta për stabilitetin makroekonomik të vendit në një periudhë mjaft të vështirë. Vështirësitë nuk kanë përfunduar, përkundrazi, unë jam i bindur që eksperienca e të gjithë juve dhe njëkohësisht vizioni dhe angazhimi i Guvernatorit të ri, janë plotësisht në gjendje për të çuar në një fazë të mëtejme Bankën e Shqipërisë, por njëkohësisht edhe për kontribuar për mbarëvajtjen e gjithë politikave ekonomike të vendit ku Banka ka një rol mjaft të rëndësishëm”, u shpreh Meta.

“E theksoj edhe një herë, që nuk ndodh në Kuvendin e Shqipërisë të ketë votim me konsensus, por momenti tregon përgjegjshmërinë e të gjithë forcave politike për të mbështetur Bankën e Shqipërisë për t’i dhënë asaj një nxitje të mëtejshme në forcimin e pavarësisë së saj institucionale, që është shumë e rëndësishme për integritetin e Bankës”, tha Meta. Gjithashtu, ai falënderoi dhe stafin që e drejtoi Bankën e Shqipërisë në këtë periudhë tranzitore delikate.

Ndërkaq, Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Sejko, falënderoi Kryetarin e Kuvendit Meta për prezencën e tij dhe për mbështetjen e dhënë në procesin e ringritjes së Bankës.

Pas përfundimit të prezantimit të Gentian Sejkos, Këshilli Mbikëqyrës zhvilloi edhe një mbledhje ku i pranishëm ishte dhe Kryetari i Kuvendit, Meta

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet