Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Fondacioni Vodafone Albania”, ndihma për 500 familje të përmbytura në Fier e Vlorë

vodafone-albania-ndihmaFondacioni Vodafone Albania u gjendet pranë me ndihma dhe solidaritet njerëzor 500 familjeve të prekura nga përmbytjet në Fier dhe në Vlorë.
Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare e Fondacionit Vodafone Albania, ku është shpërndarë edhe njoftimi për ndihmën e dhënë:
Një reagim i parë i menjëhershëm (paketa mujore ushqimore, batanije e paketa higjenike) për 500 familjet e zonave Fier e Vlore, të evakuara.
Paketimi u plotësua, shpërndarja fillon nesër e deri të Martën (7-11 shkurt) përmes Kryqit te Kuq Shqiptar.
Nevoja therret tani, nesër s`do ketë kurrë efektin e asaj që ka pikërisht ndihma e tanishme. Por duhet kuptuar nevojat janë shume më të mëdha, ndaj duhet te gjithë te mund te japim një kontribut sado të vogël, thuhet në faqen zyrtare të Fondacionit Vodafone Albania.
“Po shikojmë mundësinë që të krijojmë zgjidhje për të ndihmuar njerëzit apo institucionet që kanë mundësi të kontribojnë. Të hënën me lajme të reja !”, thuhet në njoftim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet