Lumi i Vjosës ka dalë sërish nga shtrati duke rritur nivelin e ujit në fshatin Fitore të përmbytur prej të shtunës 31 janar 2015. Në Fier, fshatrat Povelsh dhe Darzezë vijojnë të jenë nën ujë.
Kryekomunari i Novoselës Kanan Shakaj, ka dhënë alarmin SOS, ndërkohë që mbetet e paqartë se nga vijnë prurjet që kanë rritur nivelin e lumit.
Ai ka thënë se prurjet e lumit Vjosë janë shtuar pas orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
“Eshtë rritur sërish niveli me 1.5 metra dhe ka nisur të dalë nga shtrati dhe 3 familje në lagjen Fitore, janë sërish të përmbytura”, raporti kryekomunari.
Sipas tij problem mbetet baza ushqimore për bagëtitë. Forcat e Ushtrisë pritet të nisen menjëherë shpërndarjen e ushqimeve për bagëtitë por dhe ushqimet dhe batanijet e nevojshme për familjet në nevojë.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Postimi tjeter