Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studimi, gishti i unazës tregon sa besnik jeni në martesë

gishNjë studim i realizuar nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se ata persona të cilët gishtin ku vendoset unaza e fejesës e kanë me gjatësi të njëjtë me gishtin tregues, janë më besnik në dashuri. Ky fakt lidhet që me krijimin e bebes në barkun e nënës, më saktë me testoteronet që fëmija merr në bark. Ndërsa meshkujt ose femrat që kanë diferencë më të madhe në gjatësinë e dy gishtave kanë qenë më të ekspozuar ndaj testoteroneve në bark, ndaj kanë tendencën për të qenë më pak të besnik në një lidhje.

Sipas hulumtimebe gjatësia e gishit ku vendoset unaza mund të ndihmojë për të kuptuar se kur një person është më serioz dhe besnik në një lidhje, ose ndoshta mund të jetë një shenjë për t’ju bërë më të kujdesshëm ndaj tradhtisë.

Ekspert nga Universiteti i Oksfordit kryen studimin me 600 femra dhe meshkuj në SHBA, duke verifikuar lidhjen ndërmjet formës së gishtave me zakonet seksuale të këtyre individëve. Nga ky studim ata arritën në konkluzionin se personat me diferencë jo të dallueshme të gjatësisë së gishtave janë më të përkushtuar ndaj partnerëve.

Duhet theksuar se diferenca e gjatësisë në gishta nuk është lehtësisht e dallueshme, ajo bëhet e tillë vetëm në momentin kur e verifikojmë së bashku me një grup të madh individësh. Jisivarjaks

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet