Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Papa bën thirrje kundër abuzimit seksual

Papa-Francesku-Papa Françesku po u kërkon peshkopëve dhe eprorëve fetarë që të bashkëpunojnë me Komisionin e tij kundër abuzimeve seksuale me të miturit, duke kërkuar nga ata që t’i japin një shtysë Komisionit, në kohën kur atij i është plotësuar anëtarësia. Përmes një letre të lëshuar të enjten, Françesku tha se komisioni është një mënyrë e re e rëndësishme të inkurajojë përkushtimin e kishës për të marrë “të gjitha masat e nevojshme” që të sigurojë që fëmijët janë të mbrojtur.

Ai tha se: “Nuk duhet t’i jepet prioritet asnjë shqetësimi tjetër, i çfarëdo natyre qoftë ai, si dëshira për të evituar skandalet, sepse absolutisht nuk ka vend në komunitetin ministerial për ata që abuzojnë me të miturit”. Ndërtimi i këtij Komisioni ka qenë i ngadalshëm: Ai u njoftua në dhjetor të vitit 2013, ndërsa anëtarët përfundimtar të tij janë shtuar në dhjetor të vitit 2014.  REL

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet