Një yll do ti mungojë Real Madridit për dy muaj

Sport

rodriguezReali i Madridit e paguan shtrenjtë fitoren me Sevillan në kampionat.

Në një mbremje të vetme, skuadra "merengues" humbi James Rodriguez dhe Sergio Ramos. Por nëse për mbrojtësin bëhet fjalë për një tërheqje muskulare, situata është më e komplikuar për kolumbianin. Rezonanca magnetike identifikoi një frakturë në në gishtin e vogël të këmbës së djathtë. Lojtari do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe sipas parashikimeve paraprake, mund të rikthehet në fushë pas dy muajsh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në derbin e kryeqytetit, Reali i Madridit do të prezantohet me disa mungesa të rëndësishme por reparti më i prekur mbetet mbrojtja pasi përveç Sergio Ramos, Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion as brazilianin Marcelo për shkak kartonësh. Carvajal-Varane-Nacho-Coentrao do të jetë katërshja e repartit të tërhequr, por nuk përjashtohen ndryshime të orëve të fundit.

Rikuperimi për Sergio Ramos parashikon më pak kohë sepse qëndërmbrojtësi do të rikthehet në fushë pas 3 javëve gjatë të cilave i duhet të punojë me fizioterapistin për t'u rikuperuar nga dëmtimi. Ngushëllimi i vetëm për teknikun italian mbetet rikthimi i Cristiano Ronaldos pas pezullimit 2 javor. Derbi i Madridit do të luhet të shtunën në orën 16:00 në "Vicente Calderon".

ME TE LEXUARAT