Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndalohen dy ushtarakë të dyshuar për lidhjet e tyre me Major Fekën

Ministria-e-Mbrojtjes1-267x200Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një Major dhe një Kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Spanjë rreth një javë më parë. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate për shtyp nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Sipas deklaratës për mediat, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë prej mëse një viti kanë nisur një proces gjithëpërfshirës e të vijueshëm për forcimin e disiplinës dhe rregullit ushtarak brenda strukturave të tyre.

Ngjarja e ndodhur me Major Sokol Feka, përbën një shtysë në kryerjen më me cilësi të këtij procesi. Në këtë kuadër, për thyerje të rëndë të disiplinës, Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një Major dhe një Kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur.

Për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake po bën kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Për sa më sipër, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA qëndrojnë të vendosur për të vijuar më tej thellimin e masave për forcimin e disiplinës në interes të kryerjes me sukses të misionit të tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të figurës së ushtarakut..

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet