Me 105 vota "pro" dhe 3 kundër, Genti Sejko guvernator i Bankës së Shqipërisë

Aktualitet

gent-sejkoGenti Sejko është guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë. Parlamenti miratoi dekretin e Presidentit të Republikës me 105 vota pro, 3 vota kundër dhe 4 abstenim.  Kandidati për guvernator i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, prezantoi të premten e kaluar platformën e tij përballë Komisionit të Ekonomisë.

Zoti Sejko theksoi se prioriteti i tij do të jetë transparenca dhe mbrojtja e interesave të konsumatorëve. Gjithashtu, kandidati për guvernator tha se “është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”.

ME TE LEXUARAT