Ja makina me të cilën lëvizte Stresi kur u arrestua nga policia
Lajmifundit
/
5 Shkurt 2015, 12:48
Showbiz
Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, disa ditë më parë u arrestua nga policia duke drejtuar makinën e tij në gjendje të dehur dhe pa patentë.
Ai ka bërë publike foton e makinës së bllokuar në komisariatin e policisë. Më pas, ai i shpëtoi policisë dhe iku nga Komisariatit Nr 3 ndërsa për momentin gjendet në arrati.
Kjo është makina e Stresit, Mercedes-Benz CLS e cila është sekuestruar dhe gjendet në parkingun në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor në Tiranë.
Automjeti me policinë, por i Zoti është me Zotin-ka shkruar Stresi në faqen e tij zyrtare.