Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hiqet ora policore në Bagdad

bagadOra policore e vendosur që disa vite në kryeqytetin e Irakut, pritet të hiqet gjatë kësaj jave.

Zyrtarët thanë sot se kryeministri Haidar al-Abadi urdhëroi që ora policore të hiqet deri më 7 shkurt.

Zëdhënësi Rafid Jaboori, tha se kryeministri dëshiron që atje “jeta të zhvillohet në mënyrë sa më normale që është e mundur, pavarësisht nga ekzistenca e gjendjes së luftës”.

Kjo është “pjesë e përgjigjes ndaj terrorizmit dhe luftës kundër tij”, tha ai.

Ora policore, që kishte qenë aktive që nga vitit 2004, ka dështuar të ndalojë bombardimet në Bagdad.

Një kumtesë nga zyra e kryeministrit tregonte se ai kishte urdhëruar edhe rihapjen e disa rrugëve të mëdha në qytet, “për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet