Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Cristiano Ronaldo, një festë e vecantë me statistika të frikshme…

ronaldo2014Sot Cristiano Ronaldo shuan plot 30 qirinj për ditëlindjen e tij për tre dekada në të cilat është rritur duke ngjitur majën e botës i vetëm. Sot Cristiano Ronaldo nuk është vetëm 30 vjeç, ai është më shumë se kaq…një legjendë e gjallë e futbollit modern. Muskuj, teknikë, klas por edhe arrogancë sepse Cristiano Ronaldo është i tillë…e pranon ose jo, me luzitanin nuk ka rrugë të mesme.

Tre topa të artë janë simboli që identifikon karrierën e tij po kaq trë artë me 669 ndeshje si profesionist dhe ku në secilën prej tyre ka dhuruar një magji nga repertori i tij. Kufiri i fundit ishte La Decima në Madrid, ndërsa objektivi i radhës është Topi i Artë për të barazuar Lionel Messin dhe një tjetër Champions League për të bërë atë që deri tani nuk e ka bërë asnjë skuadër në Europë, të fitojë dy herë rresht kupën me veshë të mëdha.

Në ditëlindjen e tij të 30-të Cristiano Ronaldo nuk duartrokitet vetëm nga portugezët, sepse ai tashmë është pjesë edhe e historisë së Realit me një numër të pallogaritshëm rekordesh personale. Pjesëmarrës në 3 kampionate në total, fillimisht në Lisbonë dhe më pas në Manchester e Madrid mes disa udhëkryqeve si Kupës së Botës, Champions League dhe Superkupave. Këmba e tij ka lënë gjurmë kudo. Viti më i suksesshëm ishte pa asnjë dyshim 2014-ta sepse ai fitoi pothuajse gjithçka në nivel klubi dhe individual, ndërsa që prej disa javësh, statuja e tij në Madeira qëndron krenare për lumturinë që Cristiano Ronaldo i ka dhuruar qytetit të tij të lindjes. 464 gola në total me një mesatare të frikshme 0.69 për ndeshje edhe pse pothuajse asnjëherë nuk është konsideruar qëndërsulmues. Cristiano ka lodruar me topin në çdo nivel dhe pothuajse në një shtrirje lineare kohore sepse magjitë e tij dashuruan vite më parë edhe një stadium si “Old Trafford” ku për të lënë gjurmë duhet të eklipsosh yje si George Best, Denis Law apo David Beckham. UEFA Champions League e ngiti në qiell për herë të parë në 2008-ën, vit kur u shpall edhe lojtari më i mirë i Premier League.

Agjenti i tij, Jorge Mendes shpreh bindjen se mund të luajë deri në 40 vjeç, por ai shijon momentin dhe nuk mendon aspak për të ardhmen sepse në futboll ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitohet. Në Madrid ka ende objektiva që e motivojnë. 289 janë golat e shënuar me fanellën “Merengues”, 34 më pak se legjenda Raul. Cannavaro është lojtari më i vjetër që fitoi Topin e Artë në moshën 31 vjeçare dhe ndoshta vitin e ardhshëm është momenti që Ronaldo ta barazojë edhe këtë rekord, ndërsa ish shoku i tij i skuadrës, Ryan Giggs e çoi trofeun e Champions League në moshën 35 vjeçare. Cristiano Ronaldon e pret një dekadë plot me sfida dhe nëse është e vërtetë ajo që thotë agjenti i tij…30 vjetori nuk është thjesht një ndalesë për të karikuar energjitë e një tjetër kapitulli në karrierën e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet