Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Berisha replikon me Peleshin, Meta ironizon: Jeni miq, nuk ja vlen ta prishni

metaIsh-Kryeministri Sali Berisha dhe zv.kryeministri Niko Peleshi janë përfshirë gjatë seancës së sotme në akuza e kundërakuza për qytetin e Korçës. “Sa ka kushtuar unaza e Korçës, sa kanë kushtuar pallatet të cilat i janë dhënë zotërisë kryetar bashkie për t’ja dhënë romëve dhe ia dha militantëve socialistë, këtë që lumturuan xhepat e veta dhe përvetësojnë troje dhe vinë këtu na thonë se është bërë sa 20 vjet. Nuk është normale kjo, duan ta përdorin platformën për të na mashtruar se Korça i dëgjon të gjithë”, pyeti Berisha.

I menjëhershëm ishte reagimi i Peleshit i cili tha se “Si politikan i rafinuar në 40 vjet dini t’i rregulloni fjalët për të mos u përballur me Prokurorinë dhe thoni jeni akuzuar nga qytetarët. Nëse dikush nesër do gjejë kohë të merret me ju do thoni: Prokurori unë thashë qytetarët.  Në atë kohë keni thënë dicka…pikturat e Vangjush Mios etj…ju kam dhënë nëse i dini…dhe keni folur nga vendi pa mikrofon. Keni thënë se i di unë ku janë, diku në Selanik dhe përrallat tuaja. Ju kam ftuar të shkoni në Prokurori vendin në Selanik apo ku e dini ju dhe të bëheni njëherë serioz pas kaq shumë vitesh në politikë”.

Nuk ka munguar ironia e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që u shpreh “Ju kur keni qenë kryeministër keni pasur bashkëpunim me zotin Pleshi. Tani vetëm se keni ndërruar pozicionin nuk ja vlen ta prishni këtë miqësi”.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet