BE: Qeveria e Kosovës të ndalojë menjëherë emigrantët

Kosovë&Rajon

emigrantetttMigrimet ilegale të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, kalojnë edhe numrin imigrantëve nga Siria dhe Afganistani. Kështu thuhet në një përgjigje dhënë Radio Kosovës, nga zyra për informim e KE-së.

Brukseli zyrtarë e ka bërë përgjegjëse kryesore Qeverinë e Kosovës, për emigrimin e kosovarëve drejtë vendeve të Bashkimit Evropian. Zyra për informim e Komisionit Evropian, përmes zëdhënëses, Milica Petroviç, i ka thënë Radio Kosovës, se qeveria e Kosovës, duhet të marr masa strikte për ndalimin e emigrantëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qeveria e Kosovës duhet të rritë fushatën e saj informative për emigrantët, të forcojë kontrollin kufitar në përputhje me të drejtat themelore, të hetojë kompanitë e autobusëve që mundësojnë udhëtimin nga Kosova si dhe të forcojë bashkëpunimit operacional me vendet transit dhe vendet e destinacionit”, ka thënë Petroviç.

Gjatë viteve të fundit rritja e emigrantëve kosovarë drejt vendeve të zonës Shengen është rritur vazhdimisht.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Milica Petroviç, nga dhjetori i vitit të kaluar, 40 përqind e kalimeve ilegale, drejt Eurozonës, vinë nga qytetarët kosovarë, duke e tejkaluar kërkesat edhe të emigrantëve që vinë nga Siria dhe Afganistani.

“Që nga shtatori 2014 ka pasur një rritje të vazhdueshme në zbulimin e pikë kalimeve të parregullta të kufirit, nga qytetarëve të Kosovës, në kufirin serb-hungarez dhe në të gjitha kërkesat e Kosovës për azil në Hungari dhe Gjermani. Nga dhjetori i vitit 2014 llogariten se qytetarët e Kosovës përbën rreth 40 përqind të kalimeve ilegale drejt BE-së, duke kaluar edhe sirianet dhe afganistanët”, është shprehur Petroviç.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ende nuk ka ndonjë të dhënë për migrimet e qytetarëve të Kosovës këtë vit. Ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë, janë duke përsëritur në vazhdimësi se asnjë nga vendet e tyre nuk japin azil për qytetarët e Kosovës.RTK

ME TE LEXUARAT