Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bashkia e Tiranës nis vaksinimin e kafshëve të rrugës

bashkiBashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat sot bën me dije se ka nisur  vaksinimi i kafshëve të rrugës në Tiranë në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare “Four Paws”.

Nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi, u shpreh se “Ne i kemi të identifikuar kafshët e rrugës, pasi punonjesit e Bashkise kane qenë në terren gjatë gjithë kohës dhe i kemi të gjitha zonat e identifikuara se ku është fluksi më i madh. Përgjithësisht është në zonat që ka hapësirat më të mëdha, por njëkohësisht edhe në zonat ku sigurohet ushqim për ta. Qendra spitalore është një nga ato zona dhe qendrat më të identifikuara me intensitet më të madh do të jenë fokusi i këtij projekti në 15 ditët në vijim. Pas fazes se pare, projekt do te vazhdoje, pasi vetëm kështu mund të arrijmë ta mbajmë nën kontroll situatën”.

Përfaqësuesja e organizatës “Four Paws”, Anka Tomensku, theksoi se “Jam shumë e lumtur që jam këtu për të thënë se do të fillojë procesi i vaksinimit të kafsheve të rrugës. Jemi kontaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe pas disa takimesh vendosëm ta realizojme së bashku këtë projekt. Do të fillojmë vaksinimin nga sot, deri në datë 20 shkurt. Nëse do të jetë e nevojshme, do të rikthehemi”, tha ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet