Basha: Kryeministri të shpallë gjendjen e emergjencës civile, të mos shfajësohet

Politikë

BASHAKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri sot  thirrje kryeministrit Rama që të shpjegohet për situatën e vështirë të qytetarëve në zonat e përmbytura. “Në vend që të ishte sot në parlament për të dhënë llogari dhe shpallur gjendjen e emergjencës civile, ai shfajesohet vetë dhe fajeson popullin”, tha ai.

Kryetari i PD-së, Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se “Dje kur të përmbyturit pyesnin “ku është shteti”, kryeministri nga Facebook përgjigjej “nuk jemi në televizor”. Sot kur duhej të raportonte në Kuvend e të përballej me të vërtetën, u shfaq në të gjitha ekranet. Të përmbyturit janë në pikë të hallit, nuk dinë ku të vënë kokën e me cfarë të ushqejnë fëmijët, Vajmedeti pozon para kamerave dhe me fjalor të turpshëm fajëson popullin dhe opozitën”.

“Po bën dy vjet në pushtet dhe nuk i ikën zakonit të vjetër të shfajësimeve për paaftësinë e tij. Zgjohu Vajmedet dhe jepu njerëzve ndihmën që meritojnë. Mjaft u talle me shqiptarët. Ky popull nuk është vetëm për të paguar taksa, por edhe për të përfituar prej tyre ne rast fatkeqësish natyrore. Jepu ndihmën se nuk do të lëmë të tallesh me fatkeqësitë. Leri shfaqjet dhe shfajësimet dhe shpall emergjencën”, shprehet Basha në statusin e tij.

ME TE LEXUARAT