Dy kalimtarë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi janë përplasur nga makina.
Aksidenti i parë ndodhi në lagjen 18 të qytetit të Korçës, ku humbi jetën B. Karaj. Drejtuesi i automjetit tip “BMW” me targa AA 76 IR, u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.
Ndërkohë, viktima e dytë u shënua në Tiranë. 51-vjeçari Olsi Murataj humbi jetën pasi u përplas nga automjeti me targa TR 4401 H. Sipas policisë 51-vjeçari i preu rrugën automjetit, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e makinës.