Treni përplaset me makinën, 6 të vdekur, 12 të plagosur

Kliko per me shume info

treniiiNjë tren pasagjerësh u perplas me një automjet mbi binarë në veri të Nju Jorkut, ku 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pas përplasjes lokomotiva e trenit është përfshirë nga flakë të mëdha, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të pasagjerëve.

Kliko per me shume info

Mes viktimave ishte edhe shoferi i automjetit, ndërsa 5 të tjerët ishin pasagjerë të trenit. Një zëdhënës i hekurudhës ka thënë se disa autobusë ishin dërguar për të marrë udhëtarët nga vendi i ngjarjes.

Mediat amerikane shkruajnë se në tren ndodheshin më shumë se 750 pasagjerë. “Ishte e tmerrshme. Për një moment nuk e kuptuam se çfarë ndodhi, ndërsa më pas dikush tha se treni ishte përfshirë nga flakët”, tha një prej pasagjerëve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here