Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Scherzinger ndahet përsëri nga Lewis Hamilton

sherzinvegerÇifti Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton janë ndarë përsëri, për të katërtën herë në shtatë vite të romancës së tyre bashkë.

Disa burime thonë se shkak këtë herë është largësia, pasi ata kanë shumë pak kohë për t’u takuar e për të qëndruar bashkë.

Nicole jeton mes Londrës dhe LA ndërsa kampioni i Formula 1, Hamilton jeton në Monaco dhe kjo e bën shumë të vështirë që ata të kalojnë më shumë kohë bashkë”, ka thënë një burim, përcjell koha.net.

Ndërsa një burim tjetër pranë çiftit ka treguar se Nicole ka përfunduar lidhjen pasi Hamilton nuk e ka në plan fare martesën dhe kjo e ka bërë këngëtaren të marrë këtë hap.

Sido qoftë, thuhet se ajo është shumë e mërzitur dhe zemërthyer dhe po mundohet që të bëjë mirë punën në muzikalin Cats dhe në disa projekte tjera në të cilat është e përfshirë, derisa familja e saj ka ardhur në Londër për ta përkrahur..

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet