Rusi, dhjetë të vdekur pas një aksidenti rrugor në kufirin ruso-ukrainas

Bota

aksidentDhjetë persona janë vrarë si pasojë e përplasjes së një minibusi me një kamion në Rusi, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën, bëri të ditur sot policia lokale.

Minibusi, që kishte për destinacion Luganskin, një qytet në lindje të Ukrainës përfshirë nga luftimet mes rebelëve prorusë dhe forcave të Kievit, u përplas me një kamion në rajonin Belgorod, në jug të Rusisë, theksoi policia lokale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhjetë pasagjerët e vrarë, mes të cilëve dhe drejtuesi i minibusit, janë të gjithë ukrainas, sipas të njëjtit burim, cituar nga agjencia ruse e lajmeve.

”Aksidenti, që ndodhi rreth 40 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas, ka shkaktuar gjithashtu edhe gjashtë të plagosur”, shtoi policia.

ME TE LEXUARAT