Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Robben paralajmëron Bayernin

robennZëvendëskapiteni i Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger, ka kërkuar nga kolegët e tij kryesues të Bundesligës të përmirësojnë lojën e tyre ndaj Stuttgart-it në fundjavë, me synimin për të siguruar fitoren e parë në kampionat për vitin 2015.

Pas humbjes shokuese 4-1 të premten me Wolfsburg-un e vendit të dytë, Bayern-i mori një tjetër barazim 1-1, pavarësisht se luajti për më shumë se 70 minuta me 10 lojtarë, në transfertën e vështirë të Schalke 04, që renditet aktualisht në vendin e 4-t.

Golit me kokë të Arjen Robben-it në pjesën e dytë, iu kundërpërgjigj Benedikt Howedes në “Allianz Arena”, aty ku Jerome Boateng u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 17, duke shkaktuar edhe një penallti, që nuk u realizua nga Choupo-Moting.

Gjithsesi, Bayerni ruajti diferencën prej 8 pikësh në krye të renditjes, por problem përbën fakti që ka marrë vetëm 1 pikë nga 6 të mundshme këtë fillim faze të dytë. Ndaj dhe Schweini kërkon nga kolegët e tij si fitoren në ndeshjen e radhës, edhe performancën bindëse ndaj një Stuttgarti që renditet vetëm në vendin e parafundit.

“Kemi luajtur më mirë sesa ndaj Wolfsburgut, duke kontrolluar më shumë lojën dhe duke mos i lejuar ata të kundërsulmonin, por nuk jemi të gëzuar që kemi barazuar me Schalken. Edhe pse me 10 vetë, ne kishim mundësi ta fitonim atë ndeshje”, tha kapiteni i bavarezëve, në mungesë të Philipp Lahm.

Bayern-i, sipas Robben, duhet të përmirësohet, nëse kërkon të sfidojë për titullin e Champions League këtë sezon, kur të përballen me Shakhtar Donetsk pas dy javësh, në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave.

“Kontrolluam topin edhe pse me 1 lojtar më pak, por rezultati ndaj Schalkes është zhgënjyes – tha 31-vjeçari Robben. – Sigurisht që ishim në inferioritet, por pasi kaluam në avantazh, të pësonim një gol të atillë barazimi mund të rezultojë vetëvrasës në Champions League”.

Schalke, nga ana tjetër, pret Realin e Madridit në ndeshjen respektive të raundit të 16-sheve në Champions, kur të nisë faza me eliminim direkt e kompeticionit më të rëndësishëm europian, pas dy javësh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet