Rita Ora me rol të ri në aktrim, bashkë me Jennifer Hudson
Lajmifundit
/
4 Shkurt 2015, 10:15
Showbiz
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, do të ketë një rol të ri në aktrim, kësaj radhe në serinë televizive amerikane, “Empire”.
Trajnerja e The Voice, e cila do të shfaqet edhe në filmin e shumëpritur Fifty Shades of Grey, do të jetë pjesë e dramës së Fox si mysafire speciale, shkruan koha.net.
Ora do të bëhet pjesë e serisë bashkë me Jennifer Hudson.
Empire është një nga seritë e reja që ka bërë bujë më të madhe në Amerikë. Aty bëhet fjalë për një ish-çift që tani po lufton për të marrë në kontroll një studio muzikore.