Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rinisin reshjet, bllokohen kanalet kulluese në Fier

permbytje-darezezeMëngjesin e sotem kanë rinisur reshjet e shiut në vend dhe pritet që situata në jug të vendit të përkeqësohet. Në Darzezë janë bllokuar kanalet kulluese dhe si pasojë e reshjeve të shiut të nisura në orët e para të mëngjesit ato janë 2 metër nën ujë.
Në qytetin e Fierit njoftohet se Shtabi i Emergjencave ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.
Përllogaritja e dëmeve nga përmbytja ka fillur më sipërfaqet që ndodhen nën ujë. Sipas ministrisë së Brendshme një ditë më parë 3 shkurt, ndodheshin nen uje rreth 5 mijë hektarë tokë të përmbytura. Ndërsa janë evakuuar nga banesat e tyre për ti shpëtuar rrezikut të përmbytjes 420 familje.

Ministria e Brendshme në një njoftim për mediat thotë se në zonat e përmbytura ka nisur edhe shpërndarja e pakove me ushqimeve.

Njoftohet se dje “250 pako me ushqimet më të domosdoshme janë duke u shpërndarë në Novoselë të Vlorës, ndërsa 250 të tjera do të shpërndahen në Levan të Fierit. Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka përgatitur edhe 80 pako të tjera më ushqime që do të dërgohen në Urën Vajgorure.”
Numrin më të madh të banesave që janë nën ujë e ka qarku i Vlorës me 602 banesa, më pas qarku i Fierit më 220 banesa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet