Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmbytjet, Ministria e Brendshme: 600 familje të evakuara, e keqja ende s`ka kaluar

flor-seriani15Ministria e Brendshme në një deklaratë për median në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend paralajmëroi se “më e keqja nuk ka kaluar edhe pas katër ditë përmbytjesh, pasi dhe ditët në vijim sipas meterologëve do të ketë rreshje shiu”.
Këshilltari për mediat në Ministrinë e Brendshme Florion Seriani gjatë një konference për shtyp, bëri me dije edhe shifrat e situatës.

Ai tha se deri më tani deri tani janë 17 mijë hektarë tokë bujqësore nën ujë, 5 mijë hektarë mbi të cilat ka dhe banesa janë gjithashtu nën ujë.
“Nga përmbytjet 600 familje të evakukuara, e ndërsa pjesa më e madhe e tyre është strehuar tek fqinjët apo të afërmit. Janë shpërndarë 2600 pako ushqime si dhe janë angazhuar 2100 forca në terren”, tha Serjani.

Ai deklaroi se banorët janë njoftuar dy ditë para se të nisnin reshjet, por një pjesë e tyre nuk kanë pranuar të evakuoheshin.
“Më datë 29 janar është ngritur shtabi i emergjencës civile. Janë udhëzyar të gjitha shtabet që të njoftonin banorët. Janë bërë njoftime nëpërmjet ispektorëve rajonal, mediave etj. Por një pjesë e tyrë nuk ka pranuar të largohen edhe pas thirrjeve të përsëritura të autoriteteve. Më pas kur banorët nuk kanë pranuar të lëviznin, është bërë largimi i tyre i detyruar”, deklaroi Ministria e Brendshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet