Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nisin reshjet e borës në Kukës, qarkullimi në akset rrugore me zinxhirë

kukes-boreNë qarkun e Kukësit, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar reshjet e shiut  ndërsa në zonat malore reshje të dëborës .

Trashësia e borës në  lartësitë mbi 400-600 m  varion nga 20-35 cm, mbi 800m lartësia e borës 40-50 cm e në rajonin e Valbonës 1.5 m.

 Sipas informacioneve  të marra nga institucionet përgjegjëse, e verifikimet në vend, aktualisht kemi këtë situatë në akset rrugore: Autostrada e Kombit e qarkullueshme pa zinxhirë po vazhdojnë të bien reshje e dëborës, po punojnë mjetet borëpastruese. Aksi nacional Kukës –Q.Shllak është i përfshirë nga reshjet e borës.

Trashësia e dëborës  është 50cm

Aksi B.Curri Valbonë si pasojë e reshjeve të shumta të borës aktualisht është 1 kalimshe po punohet për xhepat e aksitTë gjitha akset nacionale aktualisht të tjera qarkullohen pa zinxhirë.

Mjetet borëpastruese janë vendosur  në akset rrugore sipas drejtimeve të përcaktuara e problematike e kanë bërë ndërhyrjet e duhura me qëllim mbajtjen e kalueshmërisë së qarkullimit të automjeteve, hedhjen e kripës si dhe pastrimin e gurëve të  rënë  në  rrugë.

Aktualisht të gjitha akset rurale janë të hapura me përjashtim të komunës Arrën.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet