Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Milani, ja këshilla prej trajneri e Berlusconit për Destron

berlusconiDebutimi i Destros me fanelën e Milanit ka qenë mëse pozitiv, kane thene specialistët. Shumë raste për gol të shpërdoruara, një punë e madhe në favor të skuadrës dhe një komunikim shumë i mirë me shokët e tjerë në fushë, pavarësisht se ka zbarkuar në Milano vetëm pak ditë më parë.

Një performancë që, me shumë mundësi, do ta ketë kënaqur Silvio Berlusconin, i cili përpara asaj sfide me emilianët, i ka telefonuar ish-sulmuesit të Romës, duke i sugjeruar “të mos sillet si Balotelli, por të qëndrojë në zonën e rreptësisë”.

Presidenti i Milanit, siç dihet prej të gjithëve, prej vitesh e adhuron rolin klasik të sulmuesit qëndror në zonën e rreptësisë. Pikërisht atë sulmues që qëndron shumë pranë 11-metërshit të kundërshtarëve, duke dominuar mbrojtjet rivale.

Një sulmues i aftë të shfrytëzojë çdo top të mundshëm për të shënuar gol, duke finalizuar sa më mirë punën e kolegëve në fushën e blertë. Për këtë motiv është blerë Mattia Destro, tek i cili klubi kuqezi ka vendosur të mbështetet tërësisht, pas largimit të Fernando Torresit.

Mbi të gjitha, ndër shpjegimet taktike të padronit kuqezi ndaj Destros kanë qenë lëvizjet që duhet të bëjë ai si qendërsulmues, si dhe gabimet që duhet të evitojë. Por cilat janë këto? Pikërisht ato që bënte Balotelli, i cili lëvizte thuajse në të gjithë vijën e sulmit dhe shpesh tërhiqej për të kërkuar topin në rolin e një fantazisti. Një mënyrë loje që nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Milanit.

Berlusconi nuk ka lënë pa dhënë një mendim të tijin edhe për Inzaghin, trajnerin që vetëm përpara sfidës me Parmën diskutohej nëse do të shkarkohej apo jo. “Kemi shumë shpresë që Pippo do të maturohet”, ka shpjeguar Silvio, duke konfirmuar besimin e tij ndaj ish-sulmuesit kuqezi me numrin 9.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet