Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kurti: Shkarkimi i Jabllanoviçit, leksion i mirë për të gjithë ministrat

kurtiLideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha të mërkurën se shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviq është një leksion i mirë për të ministrat, ndërsa koalicionin PDK-LDK me Listën serbe e quajti të gabuar.

Sipas tij, PDK-LDK do të mund ta respektonin Kushtetutën duke marrë në qeveri persona si Nenad Rasiq që nuk fyejnë qytetarët e Kosovës dhe respektojnë shtetin e Kosovës, por sipas tij, nuk ka qenë e nevojshme koalicioni me Listën serbe.

“Protesta nuk ishte politikë ditore, ishte shumë më e thellë se kaq”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova nuk mund të mbetet shtet vasal e të ndikohet nga Beogradi.

Sipas Kurtit, 24 janari kishte diçka më të rëndësishme se dhuna ose paqja, pasi sipas tij, të gjithë protestuesit votuan për shkarkimin e Jabllanoviqit.

Lideri i VV-së në programin e mëngjesit të RTK-së tha se më e rëndësishme ishte edhe qëndrueshmëria gjashtë orësh e protestuesve përkundur përdorimit të gazlotësjellit e plumbave gome, transmeton Telegrafi.

Ai tha se aktivistët e VV-së janë përpjekur maksimalisht të mbajnë rend, por sipas tij, edhe personat që kanë hedhur gurë në drejtim të policisë po të pyetnin një ditë parë se a do të hedhnin gurë do të thonin në asnjë mënyrë, por sipas tij, kanë qenë të detyruar.

Kurti bëri të ditur se Bislim Bislimi që e ka përjetuar masakrën e Dubravës tash prapë është në burg të Dubravës për shkak të protestimit, ndërsa sipas Kurtit policia nuk ka kursyer as kalimtarët e rastit.

Lideri i VV-së shprehur keqardhje për lëndimin edhe të policëve, por tha se nuk mund të krahasohen me protestuesit. “Atë ditë policia kishte dalë si në gjueti”, u shpreh Kurti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet