Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryetari i Komunës Novoselë: 60 familje nën ujë, po furnizojmë banorët me ushqime

novosele2015Kreu i Komunës Novoselë Kanan Shakaj ka deklaruar se në fshatin Fitore janë 60 familje që nuk kanë pranuar të largohen. Po ashtu ai tha se aty ku ka mundësi banorët po furnizohen me ushqime.

“Situata po vjen drejt përmirësimit, niveli   Vjosës  ka rënë dhe  është future në shtrat. Janë ende nën ujë 3500 ha tokë. Pompat punojnë me kapacitet të plotë.

Përsa i përket punës së bagtive komisioni është duke punuar.

Furnizimi me bukë e ujë, aty ku ka pasur mundësi ne i kemi çuar, ata mund të thonë ca të duan. Zotërinjtë e opozitës nuk vijnë këtu të bashkëpunojnë me ne. Në këto momentet që po flasim nuk kemi mundësi të cojmë ushqim për bagditë. Shtabi ka bërë këreksa te qeveria për ushqimet.

Në fshatin Fitore janë 60 familje që nuk kanë pranuar të largohen. ”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet