Itali, takim konstruktiv Renzi-Cipras

Kliko per me shume info

renzoNevojën e ripërcaktimit të principeve bazë në Evropë, që janë solidariteti, drejtësia sociale dhe bashkëpunimi, nënvizoi kryeministri grek, Aleksis Cipras, pas takimit që kishte në Romë me homologun italian, Matteo Renzi.

Cipras tha se i përket të njëjtit brez me Matteo Renzin që u gjet në qendër të kritikave dhe vuajti shumë.

Kliko per me shume info

”Duke përfaqësuar këtë brez, kemi obligimin të punojmë për të, me qëllim që të ketë sërish shpresë. Këto janë vlerat e përbashkëta që na bashkojnë, të punojmë së bashku për ndryshimin e nevojshëm në Evropë, aty ku dominojnë politikat që përçanë Europën. Tani erdhi koha të japim shpresë. Sa na përket neve, konsiderojmë të mirëqenë se kemi kohë për të përgatitur projektin tonë, që do të përfshijë reforma të nevojshme radikale”, deklaroi Cipras.

”Suksesi i Ciprasit është një sukses drejt shpresës, në kundërshtim me mesazhin e frikës”, deklaroi kryeministri italian Matteo Renzi.

Ai theksoi se është e rëndësishme për Greqinë që të ketë një lidhje të fuqishme me institucionet.

”Duhet të flasim për zhvillimin dhe jo për masat shtrënguese ekonomike”, theksoi Renzi

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here