Egjipti i kërkon BE-së mbylljen e TV kanaleve të Vëllazërisë Myslimane

Kliko per me shume info

egjiptMinistria e Punëve të Jashtme e Egjiptit ka kërkuar nga BE-ja që të mbyllë kanalet satelitore që i përkasin Organizatës së Vëllazërisë Myslimane.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Samih Shukri dhe asistenti për çështje evropiane, Hatem Sejfunnasr, njofton aa, në takimin e mbajtur në Kajro me ambasadorët e BE-së, kërkuan mbylljen e kanaleve të transmetimit në Europë që i përkasin Organizatës Vëllazërisë Myslimane (ihuan), “me arsyetimin që inkurajojnë dhunën”.

Kliko per me shume info

Sejfunnasr në fjalimin tij ka deklaruar se “duhet të injorohen “strukturat e paligjshme” të Ihvanëve jashtë vendit dhe të ndërpriten marrëdhëniet me to”.

Këshilli i Ministrave të Egjiptit ka shpallur “organizatë terroriste” organizatën Vëllazëria Myslimane më 25 dhjetor 2013 dhe ka njoftuar se do të ndërmerren sanksione rënda për të gjithë ata që deklarohen anëtarë të saj.

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here