Dorëhiqet ministri i Jashtëm kanadez

Bota

kanadezPas 20 vitesh në politikë, ministri i Punëve të Jashtme në Kanada, John Baird deklaroi në Dhomën e Komuneve se ka ardhur koha për të dhënë dorëheqjen.

Mëngjesin e së martës, Baird mbajti një fjalim në Dhomën e Komuneve, duke kujtuar vitet e hershme në legjislaturën e Ontarios, nën drejtimin e ish-Kryeministrit, Mike Harris.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndoshta isha pak naiv. I nxitur nga ideologjia, i përcaktuar nga militantizmi kur isha 25 vjeç”, nisi fjalimin e tij Barid. “Mësova shpejt sesi ta bëja dallimin, dallimin real, se nuk mund të përcaktohesh nga militantizmi, as nga ideologjia. Ti duhet të përcaktohesh nga vlerat e tua”, vijoi ai.

Më tej, Baird tha: “Fola me kryeministrin dhe e informova se do të jap dorëheqjen. E informova se nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në tetor”. Ai nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen e tij.

Burime pranë tij thanë se, pas dy dekadash në zyrë, ka ardhur koha që ai të kërkojë alternativa të tjera, me shumë gjasa një punë të re në sektorin privat.

ME TE LEXUARAT