Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dopingu, Hysen Pulaku pozitiv edhe në testin B, Federata fshehu përgjigjen

hysen-pulaku2015“S’kemi fshehur asgjë, por ende nuk kemi një përgjigje të testit B të Hysen Pulakut.” Kështu deklaronte para dy ditësh Elez Gjoza, presidenti i Federatës së Peshëngritjes. Por, Top Channel disponon dokumentin e testit B antidoping të peshëngritësit Hysen Pulaku, nga ku vihet re qartë se sportisti 22-vjeçar ka rezultuar pozitiv edhe në analizën e dytë.
Sipas dokumentit që mban firmën e doktor Schenzer, klinika e të cilit është e akredituar nga VADA, sportisti shqiptar Hysen Pulaku del se ka përdorur stanozolol, subtancë me të cilën ai u kap edhe para Lojrave Olimpike “Londër 2012”. E njëjta substancë doli edhe në dy testet e nënkampiones Romela Begaj dhe në testin A të kampionit Daniel Godelli.

Ky dokument ka ardhur në adresë të Federatës sonë të Peshëngritjes e cila bën dhe rolin e të paditurit që me datë 14 janar të këtij viti, pra 1 ditë pasi është bërë dhe testi B për sportistin Pulaku.

Madje në e-mail-in e dërguar me datë 14 janar, këshilltarja ligjore e Federatës Botërore të Peshëngritjes i kërkon sportistit shqiptar të informojë këtë Fedaratë nëse do të pranojë si përfundimtar testin B apo do të vazhdojë me panelin dëgjimor nga i cili do të dalë dhe vendimi përfundimtar.

Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar 20 ditë, ende nuk është bërë publike asnjë përgjigje për peshëngritësin tjetër shqiptar Daniel Godelli, i cili iu nënshtrua testit B me dt 15 janar.top channel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet