Dëmtohet ura, izolohen banorët e Dropullit

Aktualitet

ura-dropullBanorët e Dropullit të Sipërm njoftuan se kanë pësuar dëme të mëdha në ekonomitë e tyre në infrastrukturë dhe bisnese pas reshjeve të ditëve të fundit.

Diten e sotme në Vrisera ekipi lokal i elektricistëve po punon për të rivendosur shtyllat e rrëzuara dhe për të rikthyer energjinë pas 6 ditësh në dy fshatrat Dritë dhe Kakavije. Lumi i Sotirës i dalë nga shtrati reflekton dëmet në ekonomitë e banorëve në të gjithë zonën e Dropullit të Sipërm.

Në fshatin Likomil kjo urë që u bë e pakalueshme për mjetet dhe e rrezikshme për këmbësorët pas reshjeve të ditëve të fundit ka sjellë dëme të konsiderueshme për banorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qindra banorë të tjerë rezultojnë të izoluar në pjesën më malore të kësaj komune pas shembjes së rrugës që drejtohet për në Selo. Sipas kreut të këtij fshati banorët janë izoluar atje pa ndihmë mjekësore, pa mundësi për të shkuar në shkollë pa ushqime dhe pa ujë.

Kreu i komunës së Dropullit të Sipërm thotë se dëmet e shkaktuara pas reshjeve tejkalojnë disa herë buxhetin minimal të komunës. Situata sipas banorëve është më e rënda e konstatuar që prej vitit 1963.

ME TE LEXUARAT