Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Demokratët e Vlorës ndihma për të përmbyturit

selia-pd2015Partia Demokratike me ndihmën e disa subjekeve private ka ndihmuar familjet me 200 pako me ushqime. Shpërndarja është bërë sipas listës së përcaktuar nga vetë banorët e dëmtuar nga përmbytjet.

PD ka njoftuar se  do të shpërndahen edhe 150 pako të tjera me ushqimet bazë.

“Përmbytjet në Qarkun e Vlorës kanë marrë përmasa dramatike. Mijëra hektarë tokë janë përmbytur dhe janë në mëshirë të fatit, bashkë me to 600 krerë lopë e qindra bagëti të tjera. 1500 familje të fshatrave Fitore, Bishan, Poro, Mifol, Novosele, Akroni, Bëllenje, Delisuf janë pa strehim, pa ushqim, pa ujë dhe pa ilace. Asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka prekur nga afër situatën. Shkollat janë mbyllur e fëmijëve e të moshuarve nuk po i ofrohen kushtet minimale për jetesë.

Në zonën më të prekur të qarkut të Vlorës, nuk funksionon asnjë shtab emergjence.

Duke parë se situata sa vjen e përkeqësohet e shteti nuk vë dorë mbi banorët e prekur nga fatkeqësia, Partia Demokratike me ndihmën e disa subjekeve private ka ndihmuar familjet me 200 pako me ushqime. Shpërndarja është bërë sipas listës së përcaktuar nga vetë banorët e dëmtuar nga përmbytjet. Edhe sot do të shpërndahen 150 pako të tjera me ushqimet bazë.

Partia Demokratike e Vlorës i bën thirrje qytetarëve dhe atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, që të angazhohen në këtë situatë për t’iu gjendur afër të dëmtuarve, në kushtet e neglizhencës dhe mosekzistencës së strukturave të qeverisë.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. demokrati says

    O Pd-erra,nuk jeni asgje vec plehera!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet