Bruksel, Cipras optimist për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë me BE-në

Kliko per me shume info

alexis-tsipras2Kryeministri grek, Alexis Cipras u shpreh sot optimist për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje afatgjatë për vendin e tij me Bashkimin Evropian pasi u takua me presidentët e tre institucioneve të BE-së, përfshirë këtu dhe atë të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Jam shumë optimist për faktin se ne do të bëjmë të pamundurën për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët afatgjatë për të ardhmen tonë”, deklaroi Cipras gjatë një deklarate të shkurtër i shoqëruar nga presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Kliko per me shume info

Kryeministri i ri i të majtës radikale u prit më herët nga presidentët e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Historia e Bashkimit Evropian është bërë pjesë e mosmarrëveshjeve, por në fund ekziston një kompromis. Ne duhet të punojmë së bashku për gjetjen e një marrëveshjeje të përbashkët”, theksoi ai para se të vijonte vizitën në Paris ku do të takohet me presidentin francez, François Hollande.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë, ne kemi qëllimet tona që janë respektimi i sovranitetit të popullit grek dhe në të njëjtën kohë respektimi i rregullave evropiane”, theksoi ai.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here