Beyonce me projekt të ri por jashtë muzikës

Showbiz

beyonceBeyonce është duke u marrë edhe me projekte tjera përveç muzikës, me lansimin e shërbimit të vakteve me baza bimore dhe dërgimin e tij deri në shtëpi.

Këngëtarja është duke bashkëpunuar me trajnerin e saj Marco Borges për të nisur projektin “22 Days Nutrition”, i cili ushqimin tuaj të shëndetshëm dhe vegan ua sjell deri te dera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çmimi i ushqimit fillon nga 9.76 deri 16.50 dollarë dhe keni mundësinë të zgjidhni tre plane, duke përdorur përbërësit organikë të cilët nuk kanë gluten, sojë dhe yndyrat.

Në vitin 2013, Beyonce dhe burri i saj, Jay Z, i dhanë dritën jeshile projektit “22 Days Nutrition”, duke besuar në trajnerin Borges i cili thotë se: “të duhen 21 ditë për të thyer rutinën e ushqimit dhe ditën e 22-të ju do të jeni në gjendje të mirë për të krijuar rutinën e re”.

“Jam shumë mirënjohëse që mora këtë sfidë dhe e angazhova Marcon si udhëheqës me shembujt e tij”, ka thënë këngëtarja.

“Ai është personi më energjik që kam njohur ndonjëherë dhe kjo ndoshta është për shkak se ai ka vendosur të bëjë një jetë të shëndetshme. Ai erdhi me një program shumë të mirë duke i motivuar njerëzit për të bërë zgjedhjet më të mira nutricionale”.

“E tëra çfarë duhet të bëni është të e provoni. Nëse unë mundem ta bëjë këtë, atëherë çdo kush mund ta bëjë. Jam shumë e lumtur që jam në partneritet me të”.

Këngëtarja e famshme Beyonce gjithashtu është duke përgatitur që të lansojë edhe projektin tjetër. Pra, fjala është për markën e re të atleteve për rrugë dhe më vonë këtë vit ajo do të jetë bashkë-pronare me kompaninë Topshop.

ME TE LEXUARAT