Avioni me 53 pasagjerë godet urën, bie në lumë, ka viktima

Bota

avioniii15Avioni i kompanisë “TransAsia” është rrëzuar në një lumë në Taipei, ku  dyshohet për më shumë se 10 persona të plagosur.

Sipas njoftimeve në bordin e avionit në momentin e rrëzimit gjendeshin 53 persona. Agjencia e lajmeve Qendrore të Tajvanit (CNA) publikoi një foto të avionit pothuajse të zhytur në lumin Keelung.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në korrik të vitit të kaluar 48 persona humbën jetën kur një avion i “TransAsia” u rrëzua pas një stuhie në arkipelagun Penghu.

CNA, duke cituar një zyrtar raportoi se avioni është rrëzuar pasi ka goditur një urë të ngritur. ATR-72 sapo ishte ngritur nga aeroporti “Taipei Songshan” me destinacion një aeroport në periferi të Tajvanit.

Agjencia e lajmeve tajlandeze ka publikuar edhe një video me pamje pak pas rrëzimit të avionit.

ME TE LEXUARAT