Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vlorë, ushtria vijon operacionin për evakuimin e banorëve të përmbytur

permbytjeeForcat e Armatosura, me kërkesë të Prefekturave të qarqeve të Jugut dhe me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, u angazhuan në ndihmë të popullsisë së përmbytur në jug të vendit, përkatësisht:

Komanda e Mbështetjes, u angazhua në operacion evakuimi: Në komunën Novoselë Vlorë  me 20 forca dhe 3 mjete transporti, 2 motobarka, 4 gomone të batalionit të Kërkim Shpëtimit.

Në komunën Levan, Fier, me 2 automjete të kalueshmërisë së lartë, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Fier, për evakuim popullsie si dhe transport të forcave të rendit për në fshatin Hoxharë.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, u angazhua në operacion evakuimi:

Në komunën Novoselë, Vlorë, me 10 forca dhe 4 mjete transporti të QSI, Bunavi, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Vlorë, u evakuann 35 persona, 2 mjete civile dhe kanë shpërndarë ushqime për familjet ne nevojë.

Totali i forcave dhe mjeteve të Forcave të Armatosura të angazhuara në operacion,  232 persona, 29 mjete transporti dhe 2 motobarka e 4 gomone. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri operacionale të gjitha kapacitetet e deklaruara për përballimin e Emergjencave Civile.

Për shkak të vijimit të kushteve të këqija të motit, angazhimi i Forcave të Armatosura në operacion për përballimin e situatës së krijuar në Jug të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijon me të njejtin intensitetet dhe me të njejtin përkushtim.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet