Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ukrainë, rreth 16 civilë të vrarë nga luftimet

ukraineTë paktën 16 civilë janë vrarë këto 24 orët e fundit si pasojë e luftimeve proruse në Ukrainë, sipas bilanceve të njoftuara sot nga autoritetet ukrainase dhe separatistët.

Pesë civilë u vranë në rrethinat e qytetit Debaltseve, ku zhvillohen luftimet më të dhunshme, gjashtë të tjerë në bastionin separatist të Donetskut dhe pesë në rajonin e Luganskit, sipas këtyre bilanceve.

”Në Debaltseve, ku rebelët tentojnë që prej një jave të rrethojnë ushtrinë ukrainase që është vendosur aty , pesë civilë janë vrarë 24 orët e fundit”, sipas autoriteteve rajonale në Kiev.

Në zonat nën kontrollin rebel, pesë civilë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën nga bombardimet në Donetsk, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit./

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet