Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Thaçi: Kosova e dëshiron tërë Ballkanin në NATO

thZëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka takuar sot drejtorin e Lartë për Çështjet Evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Charles Kupchan.Ata kanë biseduar për zhvillimet politike dhe çështjen e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.
Zëvendëskryeministri Thaçi e ka njoftuar Kupchan për krijimin e qeverisë gjithëpërfshirëse të Kosovës, për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për angazhimin për themelimin e Forcave të Armatosura si dhe për qëndrimin e pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Thaçi ka kërkuar përkrahje të shtuar për të shtyrë përpara formimin e Forcave të Armatosura që do të hapë rrugën për anëtarësim në Partneritetin për Paqe dhe më pas në NATO. Me këtë rast zëvendëskryeministri Thaçi në emër të popullit të Kosovës, ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme që po ia ofron Kosovës.
Nga ana tjetër Kupchan, ka konfirmuar interesimin për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon si dhe ka ofruar përkrahjen për proceset e rëndësishme në Kosovë, si formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimi rajonal.
Gjatë qëndrimit në Uashington, zëvendëskryeministri Thaçi ka takuar edhe zyrtarë të lartë të institucioneve të rëndësishme qeveritare, ushtarake, joqeveritare e të biznesit që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për ta zëvendëskryeministri Thaçi ka organizuar një pritje të veçantë për t’i falënderuar ata për përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhim e tyre personal për të çuar përpara çështjen e Kosovës në Uashington.
Ndër pjesëmarrësit në këtë pritje ishin kongresmeni Eliot Engel, Jason Stainbaum nga Komiteti për Punë të Jashtme, Dan Server nga “SAIS”, Robert Goldstain nga “NDI”, Elen Goldstein nga Banka Botërore, Kristina Kiser nga “FBI”, kolonel Terry Anderson nga Pentagoni dhe shumë emra tjerë të rëndësishëm në Uashington që janë të lidhur drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Zëvendëskryeministri Thaçi gjatë fjalimit të tij, i ka falënderuar ata për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-të po e ofrojnë për Kosovën si dhe ka konfirmuar mirënjohjen dhe miqësinë e përhershme që populli i Kosovës ka për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse kongresisti Engel ka përshëndeti të arriturat që ka shënuar Kosova në vitet e pasluftës dhe ka shprehur vendosmërinë që edhe në të ardhmen SHBA-të mbesin të angazhuara ta përkrahin shtetin e Kosovës
Në këtë pritje ishin edhe përfaqësues nga Kosova, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismaili dhe udhëheqësja e Zyrës Konsullore në New York, Vlora Çitaku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet