Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Skrapar, pas shiut vjen dëbora, bllokohen rrugët

deboreRreshjet e borës kanë sjellë probleme në Skrapar, ku disa prej akseve kryesore të komunave të këtij rrethi janë bllokuar.
Probleme kanë sjellë edhe reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin Pronovik- Çorovodë.

Ndërkohë, burime nga shtabi i emergjencës kanë bërë të ditur se, nga reshjet e dëborës, të rëna gjatë natës dhe gjatë paradites së të martës, janë bllokuar rrugët në komunat Gjerbë, Leshnje dhe Zhepë, ndërsa shumë problematike paraqitet edhe situata në Qafën e Dëvrisë.

Nga ana tjetër, policia ka paralajmëruar udhëtarët që në rrugët e tjera që janë të kalueshme të përdorin zinxhirët. Ndërkohë, disa fshatra të thella të rrethit janë pa energji dhe mësimi gjatë ditës është bërë me ndërprerje, edhe për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet