Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rishfaqet Fidel Castro: Mos kujtoni se kam vdekur!

fidel-castroMes lajmeve për një shëndet të përkeqësuar, madje dhe për vdekjen e mundshme të tij, media shtetërore kubaneze ka publikuar 21 foto të reja të ish-udhëheqësit Fidel Castro.

Fotot duken se janë bërë gjatë pasdites së të hënës dhe janë publikuar në versionin online të gazetës shtetërore kubaneze, “Granma”.

88-vjeçari Castro dhe gruaja e tij Dalia Soto del Valle shfaqen përkrah udhëheqësit të Shoqatës së Studentëve të Universitetit të Havanas, Randy Perdomo Garcia.

Dy meshkujt në fjalë shfaqen të ulur, duke parë titujt e gazetës por edhe televizor. Fotot shoqërohen me një artikull të shkruar nga Perdomo, i cili nxjerr në pah kohën e kaluar me ish-liderin komunist gjatë takimit të 23 janarit. Sipas “Granma”, fotot janë publikuar për shkak se “Kuba ka qenë në ankth për të mësuar mbi fatin e tij”.

Këto janë fotot e para të ish-Presidentit Castro që shfaqen për publikun që prej muajit gusht. Vetëm një javë më parë, në një mesazh që raportohet të jetë nga ish-lideri kubanez, Castro miratoi bisedimet e brishta për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara, por shtonte se ai ende “nuk i besonte” zyrtarëve amerikanë.

Në letrën e publikuar në faqen e internetit të “Granma”, Castro thoshte se edhe pse ai nuk u bëson “politikave të Amerikës, e madje nuk ka këmbyer asnjë fjalë me ta, kjo nuk do të thotë që ai e kundërshton një zgjidhje paqësore të konflikteve, apo kërcënimeve për luftë”.

Në dhjetor, Kuba dhe Shtetet e Bashkuara shkëmbyen disa të burgosur, si dhe ranë dakord që të diskutonin mbi normalizimin e marrëdhënieve, të cilat kanë mbetur të përkeqësuara përgjatë 5 dekadave që prej armiqësisë së Luftës së Ftohtë.

Në moshën 32-vjeçare, Castro udhëhoqi një bandë guerrilsish, të cilët rrëzuan nga pushteti një diktator të korruptuar në vitin 1959. SHBA-të ndërprenë marrëdhëniet me Kubën në vitin 1961, për shkak të frikës se Castro dhe revolucionarët e tjerë ushqenin simpati ndaj prirjeve komuniste.

Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve për vrasje nga CIA kundrejt tij dhe një invazioni të Kubës të mbështetur nga SHBA-të por të dështuar, Castro qëndroi në pushtet deri në vitin 2006, kur një sëmundje e zorrëve e detyroi atë të jepte dorëheqjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet