Rama në Berat: Rrezikonim më shumë nga përmbytjet, reaguam shpejt

Aktualitet

rama-beratKryeministri Edi Rama ishte sot në qarkun e Beratit për të monitoruar situatën pas përmbytjes dhe pasi ka inspektuar zonën, ka pohuar se do të fillojë një investim i rëndësishëm i barabartë me çka është investuar në 20 vjet së bashku.

Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka falenderuar per operacionin e emergjencave civile, që u ka ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur të kësaj zone dhe ka dhënë lajmin e mirë për një investim që do të parandalojë përmbytjet.

“Sot në qarkun e Beratit duke ndjekur ecurinë e operacioneve të emergjencës civile në ndihmë të banorë të zonave të përmbytura. Krenarë që kemi vënë në provë, me sukses, të gjitha strukturat të cilat i janë përgjigjur në kohë detyrave dhe sfidave të situatës. Nëse nuk do të kishim zhbllokuar këtë vit më shumë kanale sa ç’janë zhbllokuar në 20 vjet, sot do të kishim një përmbytje shumë më të gjerë. Por, sigurisht kemi ende shumë për të bërë”, shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin e tij me një set fotosh nga puna në qarkun e Beratit për të zhbllokuar situatën që fatmirësisht është drejt normalizimit

ME TE LEXUARAT