Kryeministri Rama nuk ka vonuar për të bërë publik të parin rast të denoncimit në portalin online të cilin e perzantoi një ditë më parë. Në rrjetin social facebook, kreu i qeverisë shkruan se drejtori i shkollës “ Dhora Leka” pas denoncimit nga mësuesit dhe verifikimit të ministres Nikolla u largua nga puna.
Rama shkruan: “Avazi i PD kunder Platformes Kombetare Antikorrupsion online, 1 arsye me shume per ta perdorur celularin si arme kunder korrupsionit. Kurajo! Kush do te luftoje kunder korrupsionit, abuzimit te cdo lloji apo sjelljes se keqe te zyrtareve,na ka ne krah. Mjafton kurajoja per denoncim! Flm mesuesve te shkolles”Dhora Leka” qe dje denoncuan drejtoren. Sot ministrja Nikolla beri verifikimin ne vend dhe e largoi ate nga detyra!”